About | Star Hill Hotel

Rreth Hotelit Star Hill

Star Hill është hoteli më i ri me katër yje në Prishtinë. Duke pasur një vendndodhje strategjike dhe një pamje 360 shkallë të qytetit nga çatia, Star Hill ju ofron një mundësi nga largimi i zhurmës dhe njëkohësisht një përvojë të paharrueshme të frymëzuar nga elementet unike të jetesës në Prishtinë.

Mjedisi që mund të gjeni në Star Hill Hotel është i ndritshëm, modern dhe dinamik. Elementet lokale të Prishtinës urbane dhe ato të rajonit modern të Mesdheut frymëzojnë modelimin e brendshëm të hotelit. Puna e artistëve vendas është portretizuar në të gjithë objektin, duke pasqyruar mënyrën e zgjedhur të jetesës në Prishtinës.

Mysafirët janë të mirëpritur të përfitojnë nga ofertat tona të Spa-së . Hoteli Star Hill krenohet me Spa-në më të madhe në Kosovë (1000 m2). Poashtu mund të shtojmë se, përderisa  promovojmë një ambient relaksues të inspiruar nga Mesdheu, ne inkurajojmë klientët tanë të degustojnë kokteje dhe ushqime të shijshme gjatë qëndrimit të tyre me ne.

Motoja, Vizioni dhe Misioni

Motoja jonë: Ylli je ti.

Fokusi ynë qëndron tërësisht te klientët dhe stafi jonë. Ne besojmë se duke krijuar një mjedis pozitiv si për ekipin tonë ashtu edhe për mysafirët, atëherë jemi në gjendje të krijojmë mikpritjen e vërtetë.

Vizioni ynë: Të jemi zgjidhja e parë për vizitorët në Prishtinë, duke u ofruar shërbime dhe produkte të personalizuara në çdo kohë.

Misioni ynë: Vizitorët tanë janë përparësia jonë dhe ne synojmë t'u ofrojmë atyre përvoja të paharrueshme. Ne i vlerësojmë anëtarët e ekipit tonë dhe për këtë arsye, synojmë të mbajmë një mjedis pozitiv të punës që inkurajon besnikëri dhe përkushtim. Ne synojmë të jemi udhëheqës të shkëlqyeshëm dhe të ndërmarrim të gjitha aktivitetet e biznesit tonë me ndershmëri dhe etikë, në mënyrë që të sigurojmë një kthim të drejtpërdrejtë të investimit tonë.

1